.
×

​Përplasen 2 mjete, humb jetën i mituri



Përplasja mes dy makinave ishte fatal për jetën e një mituri, i cili nuk i shpëtoi dot plagëve të marra. Nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 20:30 këtë mbrëmje, mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Fëmija rreth 9 vjeç pavarësisht se u dërgua në spital për mjekim, nuk arriti të shpëtonte.
Të plagosurit, nëna dhe dy vajzat, janë dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa ende nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ngjarja ndodhi pranë Kopshtit Botanik, në kryeqytet. Sipas uniformave blu mësohet se në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” me targë EN07XNR dhe mjet tip “Fuoristradë” me targë AA200AR.

Dy makinat janë përplasur me njëri-tjetrin, për këtë arsye njëra prej tyre (mjeti tip “Benz”) është përmbysur në rrugë.

Viktima ndodhej në automjetit tip “Fuoristradë”, ndërsa nga hetimet paraprake fajtor për aksidentit ishte mjeti tjetër. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia drejtuesit të mjetit tip “Benz” dyshohet se ishin shkaqet e përplasjes./Shekulli/