.
×

​Në shkollën ku një mësues u arrestua për pedofili (Video)



Sh.Hasani, arsimtar në Shkollën Fillore ‘Emin Duraku’ në Shtime është arrestuar nën dyshimet për veprën penale keqpërdorim seksual të fëmijës.

Policia në mëngjesin e së mërkurës arrestoi mësuesin nën dyshimin se kreu veprën penale abuzim seksual me fëmijë nën moshën 16 vjeçare.

Për ngjarjen ka treguar Drejtoresha e Shkollës Zejnepe Hysenaj. Ajo tha se asnjëherë nuk kishte marrë ndonjë vërejtje për mësuesin e prangosur si cili ka 38 vjet që punonte si mësues në këtë shkollë.

Familja e të arrestuarit thanë se ende nuk janë në dijeni për shkaqet e arrestimit të tij./KlanKosova/