.
×

​Milot Hasimja: Është absurd arsyetimi i personit që më sulmoi



Gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja ka dhënë versionin e tij të ngjarjes që rezultoi me therjen e tij.

“Është absurde një deklaratë që nuk e ka cenuar personin, as opinionin publik, as nuk ka pasur ndonjë pasaktësi – të ndodh kështu. Para tri viteve e kam intervistuar atë person”, tha Hasimja përmes telefonit.

“Në fund të muajit korrik, te Klani edhe kemi bisedua dhe ka thanë nëse mundeni me e heq videon. Por fatkeqësisht ne nuk kemi mujt me heq pasi që është video që është postuar nga usera tjerë në youtube. Kam kontaktuar me youtube për me heq këtë video, e cila nuk është postuar nga klani por nga dikush tjetër. Nuk kam besuar se vjen puna deri këtu”, u shpreh Hasimja.