.
×

​Liderët e Bllokut po mbajnë takim, pas pak qëndrimi zyrtar i tyre për shtyrjen e seancës



Në këto momente Blloku opozitar është duke mbajtur një takim të përbashkët. Derisa për pak minuta thuhet se do të dalin me një qëndrim zyrtar se çfarë do të bëjnë pasi kryesuesja e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina e ka shtyrë seancën konstituive.

Burime të Express brenda bllokut kanë thënë se për pak minuta anëtarët e partive do të dalin me një qëndrim dhe do të vendoset se çfarë do të bëjnë për vendimin e djeshëm të Brovinës.

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë performance para Kuvendit të Kosovës.