.
×

​Kusari-Lila: PDK ose Nisma do ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj



Botapress, 16 Prill – Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qeveria aktuale e vendit, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, do të rrëzohet herët apo vonë.

Ajo ka thënë se nëse Qeverinë Haradinaj nuk arrin ta rrëzojë opozita, ajo do ta rrëzojë vetveten.

 

Kusari-Lila ka vlerësuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ekzistojnë gjasat që Qeverinë Haradinaj ta rrëzojnë vetë partitë që bëjnë pjesë në koalicionin qeverisës të vendit.

 

“Partitë në pushtet, Partia Demokratike ose Nisma, do të organizohen me partitë e opozitës… dhe opozita normal që është e gatshme për t’ia mundësuar këtë”, ka thënë ajo.

 

PER VIDEO KLIKO KETU