.
×

​Kryeministri italian nesër viziton Tiranën



Kryeministri i Italisë Matteo Renzi, do të vije nesër në Tiranë për një vizitë një ditore.

Renzi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit. Ndërkohë njoftohet se Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj vizite, ndërsa mësohet se do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore, nga ora 12:00-14:00.

Agjenda zyrtare e vizitës së kryeministrit Italian

ora 13.35 – do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë

ora 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat

ora 14.45 – konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi

ora 15.10 – kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

ora 15.40 – kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani./KosovaPress/