.
×

​Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandic, u arrestua për korrupsion



Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandic, raportohet se është arrestuar për korrupsion.

Mediat nga Kroacia, raportojnë se pas disa muajsh hetimesh komplekse, kryetari i Zagrebit, Bandic, dyshohet se ka shpërdorur pozitën zyrtare.

Bashkë me Bandic, janë arrestuar edhe dhjetëra zyrtarë të tjerë.

Bandic kishte vizituar Kosovën në mars të këtij viti. Ai kishte takuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Vizita e tij ishte përcjellë me një entuziazëm të madh.