.
×

​Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave mblidhet sërish për raportin e auditimit të Postës



Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet për të shqyrtuar raportet e auditimit të dy ndërmarrjeve publike.

Fillimisht, do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit të KRU “Prishtina” për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018.

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit të Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës” për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018.

Shqyritimi i këtyre raporteve ishte edhe pikë e rendit të ditës në mbledhjen e para treditësh, por ajo dështoi në mungesë të kuorumit.

Gjithashtu, anëtarët e këtij komisioni do të bëjnë shqyrtimin dhe miratimin e raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.