.
×

​Koktej molotovi ndërtesës së “Civilna Zastitës” në veri të Mitrovicës



Një lëndë plasëse “koktej molotovi” është hedhur rreth orës 20:00 të ditës së sotme në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve të Kohës Ditore, mjeti shpërthyes është hedhur në ish-ndërtesën e Komunës paralele të Serbisë që tani shfrytëzohet nga pjesëtarë të “Civilna Zastitës”.

Burimet kanë shtuar se për fat të mirë, nuk janë shkaktuar dëme, pasi që zjarri nuk është përhapur.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia ne Mitrovicë.

Objekti i komunës paralele gjendet në afërsi të lagjes “Tre rrokaqiejt”.