.
×

​Kobani po ia sjellë vdekjen ISIS’it. Ja arsyet pse grupi terrorist ka dështuar në strategji (Foto)



Shteti Islamik, ISIS, ka bërë një gabim fatal në strategjinë që po përdorë në Kobani, qytetin ku po zhvillohet beteja më e madhe, pasiqë shihet si një “hyrje” e grupit terrorist për në Europë.

Ekspertët thonë se gabimet e ISIS’it, në këtë rast janë dy: ka lejuar aeroplanët amerikan dhe arab t’i sulmojnë nga ajri ndërkaq që në betejën tokësore janë përballur me forcat kurde.

Gjatë katër javëve, në betejën për Kobanin, ISIS’i ka përdorur metoda të ngjashme që i ka përdorur për pushtimin e disa vendeve në Irakun perëndimor dhe Sirinë veriore.

Shumica e avancimeve që ka bërë ISIS’i në këto vende, janë bërë falë metodave të njohura tashmë të tyre, që janë kapja e qyteteve duke mos hasur në rezistencë, vrasjet brutale, rrëmbimet, përdhunimet.

Por ndryshe është në Kobani. Terroristët e ISIS’it në kërë qytet që është pak kilometra larg kufirit me Turqinë, kanë hasur në rezistencë të madhe nga ana e kurdëve, të cilët jo vetëm që nuk e kanë lëshuar qytetin, por edhe u kanë bërë thirrje lufëtarëve të tyre që të mblidhen dhe ta mbrojnë qytetin.

Ky konstatim, vjen nga Justin Bronk, një analist hulumtues për programin e shkencave ushtarak, transmeton Express.

Ai ka thënë se në Kobani, ISIS’i ka hasur në një llogari që nuk i ka dalur mirë deri tani.