.
×

​Hashim Thaçi dhe Edi Rama i dalin në ndihmë Gruevskit më 17 maj



Më 17 maj Edi Rama dhe Hashim Thaçi do të jenë në Tetovë derisa opozita maqedonase do të protestoj në Shkup.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi do të nderohen në Tetovë më 17 maj nga Universiteti i Tetovës. Ata do të marrin çmimin Honoris Causa.

Po në këtë datë do të protestohet në Shkup, kundër Qeverisë Gruevski, në protestat e thirrura nga lideri i opozitës Zaev.

Derisa kundër Kryeministrit maqedonas do të protestohet në Shkup, Rama e Thaçi ndihmojnë Gruevskin në Tetovë.

Tirana dhe Prishtina janë kritikuar nga analistët për qëndrimet e tyre ndaj ngjarjeve të fundit në Kumanovë.