.
×

​Drogë e seks në Qendrën Protokollare (Video)



Qendra Protokollare e paraparë të ndërtohej para dhjetë vitesh në Gërmi, për deputetët dhe zyrtarët e lartë të shtetit, është kthyer në qendër droge e seksi.

Këtë objekt të rinj e Kosovës janë duke e shfrytëzuar për të bërë seks e për të konsumuar drogë. Objekti ishte nisur të ndërtohej para 10 vjetësh për të pritur delegacione nga jashtë e për akomodim të deputetëve.

Ku objekt tani është degraduar e shkatërruar në mas të madhe.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci në kohën e të cilit kishte nis ndërtimi i objektit thotë se kompletimi i këtij objekti është paraparë të behët me një investim prej 4 apo 5 milionë eurove.

Ai thotë se këto para deri tani janë shpenzuar nëpër takime e seminare që janë mbajtur nëpër vende te ndryshme të botës.

 

Deri tani në këtë vend janë investuar afro 2 milion euro nga taksat e qytetarëve.

Projekti ideor i qendrës ishte pranuar me 3 qershor të vitit 2004 ,kurse fillimi i punimeve të këtij projektit ka filluar me 18 mars të vitit 2005.